Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova dhe Britania nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit Bilateral të Mbrojtjes

NULL NULL
14.09.2021 22:44

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes. Ai ka bërë të ditur se me homologun e tij në Britani, kanë rënë dakord për këtë marrëveshje, sipas tij, në të mirën e paqes, sigurisë dhe stabilitetit kudo në Botë, njofton Klankosova.tv.

“Sot, së bashku me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, z.James Heappey nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit Bilateral të Mbrojtjes. Me këtë marrëveshje, dy ministritë, kemi rënë dakord për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, që mbulon fushat kryesore si: trajnime të përbashkëta, angazhime në operacione të përbashkëta dhe shkëmbim të praktikave më të mira.” shkroi Mehaj në një postim në Facebook.

Tutje ai shprehu mirënjohje dhe e falënderoi Mbretërinë e Bashkuar, për kontributin dhe mbështetjen e dhënë për vendin, qytetarët dhe ushtrinë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.