Kosova barazon me Italinë në hapje të eliminatorëve për botëror (VIDEO) NULL NULL 10.01.2020 22:04 10.01.2020 22:04 “Barazim me shije të fitores”. Kështu e ka quajtur Federata e Hendbollit të Kosovës, barazimin e Kombëtares së Kosovës me atë të Italisë në ndeshjen që u zhvillua në Benevento, transmeton Klan Kosova. Kosova ka arrit që të barazojë në çastet e fundit të ndeshjes e cila u përmbyll 26:26. “Paraqitje e shkëlqyeshme e Kosovës në hapje të eliminatoreve për Botëror. Pas një luftë shembullore deri në sekondën e fundit, kemi barazuar me Italinë nikoqire, në Benevento. Drilon Tahirukaj ka shënuar golin e barazimit në sekondën e fundit. Të gjithë kanë dhënë maksimumin për pikën e parë në kualifikime të Botërorit. Barazimi dramatik është festuar nga lojtarët tanë, që dhanë shembull si luftohet për ngjyrat e shtetit”, thuhet në njoftimin e FHK-së.