Kosova avancon në pjesën e parë ndaj Estonisë NULL NULL 24.06.2015 18:18 24.06.2015 18:18 Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në takimin çerekfinal ndaj Estonisë që po zhvillohet sonte, ka përfunduar pjesën e parë në avantazh në kuadër të Kampionatit Botëror për shtetet në Zhvillim. Përfaqësuesja e Kosovës ka mbyllur pjesën e parë me rezultat pozitiv 17-14 ndaj Estonisë, pas një loje të shkëlqyeshme,transmeton Klan Kosova. Kosova në grupin A përfundoi në pozitën e dytë, pas dy fitoreve ndaj Armenisë dhe Australisë, ndërsa pësoi humbje nga Ishujt Faro. Tani djelmoshat e Taib Kabashit do të tentojnë ta fitojnë çerekfinalen për të vazhduar tutje në këtë kampionat.