Kosova armatoset, eksperti: Dhjetë helikopterë janë shumë pak, nevojitet sistem mbrojtës kundërajror (VIDEO) NULL NULL 13.03.2025 14:20 13.03.2025 14:20 Eksperti i mbrojtjes, Ridvan Tahiri, Eksperti i mbrojtjes, Ridvan Tahiri, ka vlerësuar se shtimi i flotës ajrore të Kosovës është një hap pozitiv, por ende i pamjaftueshëm. “Sapo e lexova lajmin dhe më erdhi shumë mirë, por këta helikopterë janë shumë pak për Kosovën. Shumica e tyre janë për transport ajror, edhe pse ka edhe luftarakë”, u shpreh ai, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Tahiri theksoi tutje se, përtej helikopterëve, Kosova ka një nevojë më urgjente për një sistem mbrojtës kundërajror, i cili do të siguronte një mbrojtje më të plotë të hapësirës ajrore të vendit./Klankosova.tv. Ndiqni deklaraten e plotë, në videon e mëposhtme: