Kosova “All-in” ndaj Zvicres, sonte fitorja është kruciale në Prishtinë NULL NULL 23.02.2025 15:49 23.02.2025 15:49 Kombëtarja e Kosovës në basketboll, përballet sonte me Zvicren, në ndeshjen e fundit parakualifikuese për Botërorin e vitit 2027. “Helvetikët” e kanë siguruar kalimin në ndeshjet kualifikuese, pasi në pesë ballafaqime, kanë po aq fitore, kurse për “Dardanët” që deri tani kanë fituar dy e humbur tri duele, formula e vetme për të shpresuar në kalimin e kësaj faze, mbetet fitorja në duelin e sotëm Ky akti, i fundit për fazën fillestare, që zhvillohet në “Pallatin e Rinisë” në kryeqytetin kosovar, fillon në orën 19:30 dhe transmetohet ekskluzivisht në televizionin Klan Kosova dhe kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.