Kosnett qëndroi sot në Krushë, e prekin rrëfimet e banorëve (VIDEO) NULL NULL 14.08.2019 20:07 14.08.2019 20:07 Në Krushë të Madhe sot ka qëndruar ambasadori amerikan, Philip Kossnet i shoqëruar edhe nga bashkëshortja, Allison. Vizita aty ndodhi pas ftesës që tash e një kohë ia bënë banorët e fshatit, për t’i treguar historinë tragjike që përjetuan gjatë luftës së fundit. E për këtë në hyrje të kompleksit ishin vendosur fotografitë e 64 personave që ende konsiderohen të zhdukur, historinë e të cilëve amerikanit ia tregoi kryetari i fshatit, Selami Hoti, njofton Klan Kosova. Më pas u bënë homazhe tek pllaka përkujtimore me emrat edhe të 241 personave të vrarë gjatë luftës. Këtu Kossnet pa u dhënë shumë shpresa, pranoi se qeveria amerikane do të vazhdojë të angazhohet në zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur. Kronikë nga Drin Demiri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë