Kosnett për Ditën e Tokës: Mundësi e mirë për vetëdijesim (FOTO) NULL NULL 22.04.2019 11:03 22.04.2019 11:03 Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, me rastin e Ditës së Tokës, ka thënë se kjo ditë është një mundësi e mirë për ta ngritur vetëdijen për problemet mjedisore me të cilat ballafaqohemi. Ai gjithashtu ka shtuar Dita e Tokës është mundësi e mirë për të festuar për progresin që është arritur në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit gjatë dekadave të fundit, njofton Klan Kosova. Kosnett i ka pyetur qytetarët nëpërmjet Facebook-ut se cilat janë planet e tyre për këtë ditë. “Gëzuar Ditën e Tokës! Kjo ditë është një mundësi e mirë për ta ngritur vetëdijen për problemet mjedisore dhe për të festuar për progresin që kemi bërë në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit gjatë dekadave të fundit”. “Çfarë do të bëni ju për Ditën e Tokës? Tregoni planet tuaja nëpërmjet komenteve, fotografive dhe videove të shkurtra”. Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Ambasadës amerikane në Facebook. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025