Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kos: Serbia në situatë të vështirë, çështja e Kosovës të zgjidhet

NULL NULL
08.07.2025 12:37

Serbia është në një situatë shumë të vështirë dhe ne, Bashkimi Evropian, e mbështesim fuqimisht rrugën evropiane të saj dhe popullit serb.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për Deutsche Welle, Marta Kos, Komisionere e BE-së për Zgjerim në lidhje me protestat në Serbi.

Ajo thekson se megjithëse Serbia ka qenë vend kandidat për shumë vite, ajo ende nuk i ka zbatuar të gjitha reformat. “Kjo është arsyeja pse ne i ndihmojmë ata të zbatojnë këto reforma”, shtoi Kos, transmeton Klankosova.tv.

Kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës si kusht për t’u bashkuar me BE-në, Marta Kos thekson: “Gjithmonë më pëlqen të them se kur një vend vendos për rrugën drejt BE-së, kjo vjen me detyrime dhe përgjegjësi. Është çështje zgjedhjeje. Prandaj, askush nuk po e detyron Serbinë. Por kur thua: “Po, ne duam të bëhemi anëtar i BE-së” – atëherë duhet të bëhet. Shumë gjëra duhet të bëhen”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.