Korrupsioni brenda FIFA-s NULL NULL 08.08.2015 22:14 08.08.2015 22:14 FIFA ka njoftuar hapjen e një hetimi të brendshëm, rreth akuzave për korrupsion, të ngritura ndaj drejtuesve të konfederatës botërore të futbollit. Hetimi, i cili udhëhiqet nga avokatë të jashtëm nga organizata, shkon paralelisht me atë të Byrosë Amerikane të Hetimeve, FBI, për veprimet e jashtëligjshme të kryera nga funksionarët e lartë të futbollit botëror, transmeton supersport.al. Sipas burimeve të brendshme, vendimi i është komunikuar anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv gjatë muajit të kaluar në Zyrih. Në fund të muajit maj, 14 funskionarë të FIFA-s u akuzuan për korrupsion në Shtetet e Bashkuara. Mes tyre figuronin edhe zv.presidentët e institucionit, Eugenio Figueredo dhe Jeffrey Webb. FIFA konfirmoi se ka nisur hetimin e brendshëm me qëllim për “të përmirësuar organizatën, por edhe për të treguar vullnet që të vazhdojë të përforcojë përgjegjësinë dhe udhëheqjen e futbollit”. Në qëndrimin zyrtar nuk u dha asnjë detaj tjetër, për sa i takon hetimit paralel apo hapave që do të ndiqen më tej. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 06/07/2025