Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koronavirusi: Singapori fut në karantinë 20,000 punëtorë të huaj

NULL NULL
06.04.2020 08:11

Singapori ju ka thënë 20,000 punëtorëve të huaj që të qëndrojnë nëpër konviktet e tyre për 14 ditë, pasi rastet me koronavirus janë rritur në vend.

Dy konvikte janë izoluar: njëri me 13,000 punëtorë dhe 63 raste pozitive me Covid-19 dhe njëri me 6800 punëtorë dhe 28 raste.

Aty kryesisht banojnë punëtorët e ardhur nga Azia e Jugut që punojnë në sektorin e ndërtimtarisë, transmeton Klan Kosova.

Punëtorët që janë futur në karantinë do të paguhen dhe do t’u jepen tri vakte në ditë – por, disa prej tyre janë ankuar për kushte jo të mira dhe mbipopullim të konvikteve.

Edhe pse Singapori u vlerësua për reagim proaktiv ndaj virusit, numri i rasteve të transmetuara në vend është në rritje – derisa bllokimi do të fillojë të martën.

Qeveria e Singaporit ka njoftuar se rastet në konvikte ishin duke u rritur, prandaj “izolimi do t’i ruante punëtorët dhe do t’i mbronte nga një shpërthim brenda komunitetit”.

Punëtorët që janë në konvikte janë të ndaluar të largohen nga blloqet e tyre dhe u është thënë që të mos kenë kontakte me njerëzit që nuk jetojnë në dhomën ose katin e tyre.

Numri i njerëzve në një dhomë ndryshon varësisht konvikteve, por mesatarisht në një dhomë jetojnë 12 persona.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme