Koronavirusi, shërohet çifti i të moshuarve nga Korça NULL NULL 02.04.2020 16:08 02.04.2020 16:08 Drejtori i Spitalit të Korçës, Litian Broka, ka bërë të ditur se çifti i pensionistëve – Yzedini 79 vjeçar dhe Sanija 78 vjeçare – kanë lënë sot Spitalin Infektiv të shëruar plotësisht nga Covid-19. “Shqetësimi për Yzedinin ishte i madh pasi vuante nga sëmundje respiratore, por ia doli falë trajtimit me kujdes në Spitalin Rajonal të Korçës dhe inpenjimit të mjekëve të Spitalit Infektiv”, ka shkruar Broka. Më tej, ai ka falënderuar edhe stafin mjekësor. “Faleminderit Dr. Pëllumb Pipero për telefonatat pozitive. Në këto dy ditë dhe punën e palodhur në front kundër koronavirusit. Do të them diçka, në zhargonin korçar: ‘të lutem këtë dorë mbaj'”./ A2 CNN *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.