Koronavirusi, SHBA premton deri në 100 milionë dollarë për Shqipërinë dhe vendet e tjera të prekura NULL NULL 20.03.2020 18:32 20.03.2020 18:32 Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka njoftuar se SHBA-ja do të japë deri në 100 milionë dollarë për vendet e prekura nga koronavirusi. Kjo shumë do të ofrohet si ndihmë për të parandaluar përhapjen e kësaj pandemie. “SHBA-ja ka premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar vendet mike si Shqipëria, që janë prekur nga koronavirusi. Kjo bazohet në një ndihmë më të gjerë që ka ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës. Ne do ia dalim bashkë, si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë”, shkruan ambasadorja Kim në Twitter.