Koronavirusi në 12 komuna kosovare (VIDEO) NULL NULL 22.03.2020 20:11 22.03.2020 20:11 Rasti i parë i infektuar me koronavirus u konfirmua më 13 mars. Që nga ajo kohë e deri të dielën janë regjistruar gjithsejt 31 raste të shpërndar në 12 komuna, nga 38 sa i ka Kosova. Pacientët e prekur nga sëmundja COVID 19 janë 16 të gjinisë femërore dhe 15 të gjinisë mashkullore. Të gjithë këta janë të grup-moshave të ndryshme, në mesin e tyre fëmijë dhe mosha të shtyra, por që pjesa tjetër më e madhe janë të moshave të mesme. Autoritetet shëndetësore thonë se grupet me rrezikshmëri më të lartë janë të moshuarit, që e dëshmon edhe mosha e viktimës së parë nga koronavirusi. Ai është 85 vjecar nga Podujeva, i cili ishte infektuar pas kontaktit me të birin që kishte ardhur nga Italia. Kronikë nga Arbreshë Uka