Koronavirusi: Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” s’do të anulohen, por mund të shtyhen NULL NULL 23.03.2020 07:10 23.03.2020 07:10 Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” nuk do të anulohen. Kështu ka deklaruar organizatori Yoshiro Mori, derisa shtyrja është një nga shumë skenarët që po konsiderohet nga organizatorët. Mori ka thënë se Japonia “nuk është duke e konsideruar anulimin e Lojërave Olimpike”, duke thënë se planet për fillimin e stafetës olimpike më 26 mars do të vazhdojnë ashtu si ishin paraparë. Organizatorët do të vëzhgojnë se si do të zhvillohet situata me pandeminë Covid-19 për katër javë para se të marrin një vendim se si do të vazhdojnë, ka thënë ai, duke shtuar se shtyrja e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” është një nga opsionet që po konsiderohet. Këto komente erdhën pasi Kanada deklaroi se do t’i tërheqë sportistët e saj, derisa kërkoi nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik që t’i shtyjë Lojërat Olimpike për një vit. Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, në fjalimin e tij në Kuvend gjatë të hënës ka thënë se shtyrja e Lojërave Olimpike është një opsion, nëse mbajtja e tyre “në formën e plotë” bëhet e pamundur. “Nëse kjo bëhet e vështirë, ne nuk do të kemi asnjë opsion tjetër përpos që ta konsiderojmë që t’i shtyjmë duke pasë parasysh parimin olimpik që shëndeti i sportistëve është primar”, ka deklaruar ai. / Klan Kosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.