Koronavirusi, dy pacientë në Infektive në gjendje të rëndë NULL NULL 14.05.2020 09:06 14.05.2020 09:06 Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 11 raste me Covid-19. Siç bëhet e ditur në raportin e kësaj klinike, 7 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv, transmeton Klan Kosova. Deri më tani në vendin tonë janë shënuar gjithsej 927 raste me koronavirus, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese si dhe me 671 të shëruar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.