Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koronavirusi – Basha apel qeverisë: Të nisin menjëherë kontrollet në pikat kufitare

NULL NULL
23.02.2020 10:35

Teksa në Italinë fqinje raportohen dy viktima si pasojë e koronavirusit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar përmes Twitter-it, ku i bën thirrje qeverisë që të marrë masa serioze dhe të menjëhershme.

“Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga coronavirus, ndërkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare”, shkruan Basha.

Më tej shton:

“Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm.”/TCH

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.