Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koronavirusi arrin në Europë, konfirmohen dy rastet e para në Francë

NULL NULL
24.01.2020 22:27

Franca ka konfirmuar dy rastet e para të Koronavirusit në Europë.

Agnès Buzyn, ministre e Shëndetësisë në Francë, u tha gazetarëve se një rast ishte në Paris dhe tjetri Bordeaux, njofton Klan Kosova.

Ka të ngjarë që ka raste të tjera në Europë, shtoi ajo, pasi paralajmëroi njerëzit që kishin udhëtuar në Kinë për të shmangur shkuarjen në dhomat e urgjencës në rast se ato kanë simptoma, njofton Klan Kosova.

“Në dhomat e urgjencës njerëzit rrezikojnë të kenë kontakt me të tjerët”, u tha Buzyn gazetarëve.

Numri i të vdekurve është 26 nga Koronavirusi.

Qindra raste janë konfirmuar në Kinë, në Korenë e Jugut dhe në Japoni.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.