Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koronavirusi anulon edhe “Eurovision 2020”

NULL NULL
18.03.2020 19:54

Situata me të cilën po përballet Evropa për shkak të koronavirusit ka bërë që të anulohet Festivali Evropian i Këngës për këtë vit.

“Eurovision 2020” pritej që të mbahej në Rotterdam.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Drejtori Ekzekutiv i festivalit, Jon Ola Sand.

Në një deklaratë zyrtare ai thotë se e jep këtë lajm me hidhërimin më të thellë, raporton BBC përcjell Klan Kosova.

“Paqartësia e krijuar nga përhapja e COVID-19 në të gjithë Europën dhe të gjitha kufizimet e ndërmarra nga qeveritë pjesëmarrëse, por edhe nga ato holandeze, do të thotë që Bashkimi për Transmetim Europian (EBU) ka marrë vendimin e vështirë që eventi të mos vazhdojë ashtu siç ishte planifikuar. Shëndeti i artistëve, stafit, fansave dhe vizitorëve si dhe situata në Holandë, Europë dhe botë janë arsyeja pse morëm këtë vendim”, tha Sand.

Ai u shpreh se po vazhdojnë diskutimet nëse Eurovisioni mund të organizohet vitin e ardhshëm në Rotterdam.
Shqipërinë do ta përfaqësonte në Eurovision Arilena Ara.

lajme të ngjashme