Koronavirusi: 13 mijë e 791 raste pozitive – mbi 10 mijë të shëruar në Kosovë NULL NULL 04.09.2020 08:46 04.09.2020 08:46 Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është 13.791 raste nga 52.616 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 548 raste të vdekjes. Sipas raportit të së enjtes, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.113 raste. 3 mijë e 130 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë, transmeton Klan Kosova.