Kori Siparantum në Kroaci NULL NULL 14.10.2021 10:40 14.10.2021 10:40 Pas një pauze pandemike ku ishte pjesëmarrës në shumë festivale të shteteve të Evropës, më 16 tetor, Kori Siparantum do të udhëtojë për në Kroaci. Atje do të jetë pjesë e garës ndërkombëtare të muzikës korale; XII. International Choir Competition “The Golen Lime of Tuhelj” – Kroaci. Siparantum do të përfaqësojë Kosovën për herë të parë në këtë festival. Përpos shtetit tonë, në këtë festival garues do të jenë edhe kore nga Kroacia, Sllovenia dhe Bosnja. Kori Siparantum do të paraqitet me vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe botëror. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.