Koreja Veriore bllokon Instagramin NULL NULL 24.06.2015 21:46 24.06.2015 21:46 Shteti komunist e ka bllokuar qasjen në shërbimin për ndarjen e fotografive brenda territorit të tij. Koreja e Veriu ka bllokuar qasjen në Instagram në territorin e saj, pasi gazetarët e huaj e përdornin shërbimin për të dokumentuar jetën e tyre në shtetin komunist. Të gjithë ata që duke shfrytëzuar rrjetin Koryolink kanë marrë mesazhin: “Kujdes! Ju nuk mund të kyçeni në këtë shërbim pasi është në listën e zezë të shërbimeve”. Instagram mund të përdorej në disa pajisje mobile, pavarësisht paralajmërimit, por nuk mund të postoheshin foto ose të shikoheshin profilet e përdoruesve tek pajisjet e tjera të lidhura me rrjetin 3G. Mesazhi paralajmërues është shfaqur edhe kur përdoruesit kanë hyrë në llogaritë e tyre në Instagram nëpërmjet kompjuterëve desktop të lidhura me internet nëpërmjet kabullit LAN. Koryolink, operatori i vetëm i rrjetit 3G në Kore, deklaroi se nuk është njoftuar për ndonjë ndryshim tek politikat, dhe qeveria nuk ka dhënë akoma ndonjë deklaratë në lidhje me këtë çështje. Ka spekulime se bllokimi i Instagram-it mund të lidhet me zjarrin që shpërtheu këtë muaj tek një hotel në Pyongyang, pasi foto të këtij incidenti ishin postuar në rrjetin social Instagram.