Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koreja e Veriut teston raketa me rreze të shkurtër veprimi

NULL NULL
24.08.2019 08:35

Koreja e Veriut ka lëshuar të shtunën dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në brigjet lindore të saj.

Kjo është hera e shtatë që ky vend autoritar teston raketat që nga koha kur Presidenti amerikan, Donald Trump, nisi bisedimet me Kim Jong Un për denuklearizimin e Koresë Veriore, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Kujtojmë se negociatat midis dy vendeve kanë qenë të ndërlikuara dhe me rezultate të ngadalshme.

Liderët e te dy vendeve kanë rënë dakord në qershor për të rifilluar negociatat, por pala amerikane deri më tani ka qenë e pasuksesshme në përpjekjet e saj për t’i filluar përsëri bisedimet.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.