Koreja e Veriut feston 80-vjetorin e Partisë Punëtore, Kim Jong Un organizon paradë ushtarake NULL NULL 10.10.2025 08:17 10.10.2025 08:17 Koreja e Veriut shënoi 80-vjetorin e Partisë Punëtore me një festë madhështore në kryeqytetin Phenian, ku lideri Kim Jong Un priti zyrtarë të huaj dhe organizoi një paradë ushtarake masive. Në stadiumin May, mijëra njerëz morën pjesë në valle dhe performanca artistike, ndërsa në fund pati një shfaqje fishekzjarrësh dhe akrobacie ushtarake. Kim Jong Un theksoi në fjalimin e tij se vendi po përballet me kërcënimet bërthamore të SHBA-së duke zhvilluar forcat e veta bërthamore dhe duke forcuar ekonominë. Në paradën e pritshme ushtarake pritet të shfaqë raketa të avancuara si Hwasong-20 dhe Hwasong-11. Kjo ngjarje pasqyron edhe përforcimin e lidhjeve të Koresë së Veriut me aleatët e saj, Kinën dhe Rusinë, të cilët morën pjesë në festime, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Kim paralajmëroi masa të reja ushtarake ndaj SHBA-së dhe Koresë së Jugut, por gjithashtu shprehu gatishmërinë për dialog nëse SHBA ndalon kërkesat për çarmatimin bërthamor. Në fund të muajit pritet një samit rajonal ku mund të takohen edhe Kim Jong Un dhe Donald Trump, megjithëse takimi mbetet i pasigurt.