Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koreja e Veriut ende nuk ka regjistruar asnjë rast me COVID-19

NULL NULL
30.09.2020 12:22

Koreja e Veriut,  një nga vendet më të izoluara në botë  nuk ka konfirmuar asnjë rast COVID-19.

Por ekspertët shëndetësorë dyshojnë ky se vend mund t’i kishte shpëtuar pandemisë plotësisht.

Pyongyang mbylli kufirin e saj me Kinën në janar dhe vendi mendohet të jetë duke përdorur një politikë “qëllo për të vrarë “ në kufijtë e saj për të parandaluar hyrjen e virusit në vend.

Por qasja e Koresë së Veriut është vënë nën vëzhgim ditët e fundit për shkak të mënyrës tronditëse të vrasjes së një zyrtari të Koresë së Jugut i cili u gjet duke notuar në ujërat e Veriut.

Të mërkurën, agjencia zyrtare e lajmeve KCNA njoftoi se “disa gabime” ishin zbuluar në përpjekjet e Koresë së Veriut për të parandaluar një shpërthim, gjatë një takimi të fundit të Partisë së Punëtorëve në pushtet – ku morri pjesë udhëheqësi Kim Jong-un, transmeton Klan Kosova.

Raporti nuk përcaktonte cilat ishin ato gabime, por takimi “theksoi nevojën për t’u mbrojtur në mënyrë rigoroze nga vetëkënaqësia, pakujdesia, papërgjegjësia dhe përtacia”.

lajme të ngjashme