Koreja e Veriut do të rihapet për turizëm pas pesë vjetësh NULL NULL 15.08.2024 12:01 15.08.2024 12:01 Avionët e Air Koryo janë rreshtuar në aeroportin në Samjiyon. Në foto: Koreja e Veriut. Koreja e Veriut do të rihapë një qytet për turistët e huaj në dhjetor pas gati pesë vitesh mbyllje të kufijve për shkak të pandemisë Covid, sipas operatorëve turistikë. Të paktën dy operatorë me bazë në Kinë njoftuan se së shpejti turistët do të lejohen të vizitojnë qytetin malor verior të Samjiyon. Koreja e Veriut e izoluar u mbyll në fillimin e pandemisë në fillim të vitit 2020 dhe filloi të zvogëlojë kufizimet vetëm në mesin e vitit të kaluar, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Mbyllja e kufijve ndërpreu gjithashtu importet e mallrave thelbësore, duke çuar në mungesa ushqimore që u përkeqësuan nga sanksionet ndërkombëtare për shkak të programit bërthamor të vendit.