Koreja e Jugut regjistron numrin rekord të rusëve që kërkojnë azil NULL NULL 26.02.2024 08:10 26.02.2024 08:10 Foto ilustruese, aeroporti i Koresë së Jugut Një numër rekord i rusëve po kërkojnë azil në Korenë e Jugut, sipas autoriteteve të Koresë së Jugut, me aplikimet që u rritën pesëfish vitin e kaluar pasi rusët u bënë grupi më i madh që kërkon strehim në vendin e Azisë Lindore. Një total prej 5 mijë e 750 shtetasish rusë kërkuan azil në Korenë e Jugut në vitin 2023, sipas një raporti të publikuar në fillim të këtij muaji nga Shërbimi Korean i Imigracionit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Kjo është pesë herë më e lartë se 1 mijë e 38 që kërkuan mbrojtje në 2022 – dhe më shumë se numri i përgjithshëm i kërkesave për azil nga rusët e regjistruar midis 1994 dhe 2019. Viti i kaluar shënoi gjithashtu numrin më të madh të kërkesave të përgjithshme për azil për të paktën tetë vitet e fundit, sipas Shërbimit të Imigracionit. Pas rusëve, grupet më të mëdha të azilkërkuesve erdhën nga Kazakistani, Kina dhe Malajzia.