Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koreja e Jugut ndalon anijet dhe individët rusë për lidhje të dyshuara me Korenë e Veriut

NULL NULL
02.04.2024 14:30
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kreu i Koresë së Veriut,Kim Jong Un
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kreu i Koresë së Veriut,Kim Jong Un; Foto: Reuters;

Koreja e Jugut ka ndaluar dy anije të dyshuara për përfshirje në bashkëpunimin ushtarak midis Koresë së Veriut dhe Rusisë.

Ministria e Jashtme e vendit tha se dy organizata ruse dhe dy individë të përfshirë në financimin e zhvillimit bërthamor dhe raketor të Phenianit janë goditur gjithashtu me sanksione.

Dy anijet e sanksionuara “bartnin sasi të mëdha kontejnerë dhe transportonin furnizime ushtarake midis Rusisë dhe Koresë së Veriut”, tha ministria.

“Bashkëpunimi ushtarak, duke përfshirë tregtinë e armëve Rusi-Kore e Veriut, është një shkelje e qartë e rezolutave të Këshillit të Sigurimit dhe një akt që kërcënon seriozisht paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Gadishullin Korean, por në mbarë botën”.

Qeveria e Koresë së Jugut i ka kërkuar Moskës të ndalojë “bashkëpunimin e paligjshëm” me Phenianin dhe është zotuar të ndërmarrë veprime të mëtejshme nëse është e nevojshme.

Si Rusia ashtu edhe Koreja e Veriut kanë mohuar ekzistencën e një marrëveshjeje armësh midis vendeve, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme