Koreja e Veriut kërcënon se do ta sulmojë Amerikën NULL NULL 07.05.2015 18:30 07.05.2015 18:30 CNN siguroi intervistë të rrallë me një zyrtar të lartë të rrethit të ngushtë të liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-ut. Park Yong Chol tha se do ta sulmojnë nëse SHBA-të “do t’i detyrojnë” ta bëjnë këtë. Kur zyrtarët koreanoveriorë njoftuan se një anëtar i rrethit të ngushtë të Kim Joung do të pranonte të jepte intervistë për CNN, kjo ishte një surprizë e madhe. “Mua nuk më pëlqen të flas për mediat e huaja”, u shpreh Park Yong Chol, pasi kishte shtrënguar duart me intervistuesit amerikanë. Sipas tij, kjo ishte e ndikuar edhe me thashethemet që thuhen për vendin e tij. Park, i cili është zëvendësdrejtor i Institutit të Koresë së Veriut për Kërkime mbi Bashkimin Kombëtar, duke lënë mënjanë mosbesimet u ul në tryezë përballë intervistuesve dhe nën portretet e udhëheqësve të ndjerë të Koresë së Veriut – Kim Il Sung dhe Kim Jong II – foli rreth dy orë mbi çështje të cilësuara aspak përtej limiteve. Çështja kryesore sigurisht se do të ishte raporti i fundit i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës së Koresë së Jugut, sipas të cilit Kim Jong-u kishte urdhëruar personalisht ekzekutimin e 15 zyrtarëve deri më tani gjatë këtij viti. Sa u përket sanksioneve të vendosura nga ndërkombëtarët për Korenë e Veriut, kjo e fundit nuk sheh asnjë mundësi tjetër reagimi ndaj tyre, përveç se duke vijuar me programin e saj të armëve bërthamore. Park theksoi se vendi i tij i ka të gjitha kapacitetet raketore për ta goditur edhe tokën amerikane, gjë që do ta bëjë patjetër nëse SHBA-të “do t’i detyrojnë” ta bëjnë këtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.