Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Korçë: Po udhëtonte me kali aksidentohet për vdekje 70-vjeçari

NULL NULL
23.09.2020 09:04

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në fshatin Nevçishtë, konkretisht në rrugën Korçë-Kapshticë.

Si pasojë e këtij aksidenti një 70-vjeçar ka humbur jetën.

E. G., banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur 70 vjeçarin H. R., banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, raporton ABC News.

27-vjeçari është dërguar në spital për kontroll mjekësor.

Njoftimi i plotë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.09.2020, rreth orës 05:35, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Neviçisht, ka ndodhur një aksident, ku për pasojë shtetasi E. G., 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur shtetasin H. R., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. G., u dërgua në Spital për kontroll mjekësor, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.