Korçë, persona të maskuar grabisin banesën e të moshuarve NULL NULL 01.06.2016 09:51 01.06.2016 09:51 Mëngjesin e sotëm rreth orës 7:00, në Drenovë të Korçës është grabitur banesa e një çifti të moshuar. Ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit L. M., 74 vjeç, kanë hyrë dy persona të maskuar dhe dyshohet se i kanë vjedhur, një sasi lekësh nën kërcënimin e një thike. Nga deklarimet e dhënë në polici nga i zoti i banesës dhe bashkëshortja e tij, ata janë kërcënuar dhe burri është mbajtur në tehun e thikës, deri në momentin që janë marrë paratë. Onformacionet në lidhje me këtë ngjarje janë ende të pakta, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e rrethanave./shekulli *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata e Kukësit lë në burg dy të arrestuarit 7 minuta më parë
Kosova Qalaj i qartë: PDK s'ka vota për Haxhiun - VV të reflektojë, ka opsione tjera 17 minuta më parë