Korçë: 78 vjeçari u gjet pa shenja jete, dyshohet se është vrarë NULL NULL 02.04.2026 14:38 02.04.2026 14:38 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bulgarec të Korçës. Atje një 78 vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Siç raportojnë mediat shqiptare dyshohet se ai u godit nga një mjet i fortë në kokë. Trupi i pjetë i viktimës u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore, për të zbuluar shkaktarin e vërtetë të vdekjes. Nga mediat shqiptare raportohet se burri ka 4 fëmijë, dy prej të cilëve jetojnë në Korçë dhe dy tjerë jashtë vendit. I ndjeri rezulton i divorcuar dhe për 25 vjet ka jetuar i vetëm.