Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kopshtari i të infektuarit në Janjevë është në pritje të rezultatit të analizës së koronavirusit

NULL NULL
20.03.2020 12:31

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë të ditur se kopshtari i personit të prekur me koronavirus në Janjevë të Lipjanit ka kryer analizën për Covid-19.

Ai për klankosova.tv deklaroi se janë në pritje të rezultateve pasi deri tani nuk janë publikuar, njofton Klan Kosova.

“Personi në fjalë ka qenë duke punuar në oborrin e personit të infektuar. Ka punuar aty si kopshtar. Ne jemi në pritje të kësaj analize”, ka thënë Ahmeti.

lajme të ngjashme