Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Koordinatori Hoti takohet me Ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall

NULL NULL
02.12.2019 19:18

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport sot u prit në takim nga ambasadorja e Republikës së Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Në takim u diskutua rreth grave Nacionale të Kreativitetit Kulturor e Mendimit Kritik, garave Nacionale të Diturisë dhe të Sportit që janë të parapara me programin Nacional për Rininë, njofton Klan Kosova.

Po ashtu, u diskutua rreth ndarjes së shpërblimeve dhe vazhdimësisë së garave.

”Programi Nacional për Rininë me vendim të qeverisë, është hartuar për nxënësit dhe studentët e Kosovës. Përmes këtij Programi nxënësit kanë mundësi t’i shfaqin aftësitë dhe talentet e tyre. Programi bazohet në dy parime bazë: gjithëpërfshirja dhe vijueshmëria. Mbi 300 mijë nxënësve iu kemi mundësuar të marrin pjesë në procesin e garave që organizohet në 3 nivele. Kemi kënaqësinë të ju informojmë që 44,723 shpërblime janë ndarë për nxënësit që i bie afërsisht çdo i gjashti nxënës ka marrë një shpërblim. Kërkojmë nga ju si ambasadorë që të kem përkrahjen tuaj për nxënësit”,  u shpreh Hoti.

Ndërkaq ambasadorja pas këtyre informatave që dëgjoi deklaroi se ”në Finlandë sistemi arsimor është më ndryshe. Në Finlandë i kushtohet rëndësi mjaft e madhe fëmijëve sidomos përmes sistemit arsimor. Kam vizituar shkolla edhe në Kosovë, kam vërejtur që nxënësit kanë aftësi dhe talente të larta, e veçantë është edhe njohja e gjuhës angleze”, tha Stjernvall.

Gjatë këtij takimi, pas informimit në detaje të ambasadores, u dakordua që ambasadorja do ta përkrahë Programin dhe u dakordua që të vazhdojë bashkëpunimi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.