Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kontrollohen lokalet e natës në Prizren, pesë të arrestuar – konfiskohen armë

NULL NULL
15.06.2025 11:17

Mbrëmjen e së shtunës, Policia dhe Prokuroria në Prizren e kanë realizuar një aksion të suksesshëm.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar pesë persona, dhe janë gjetur e konfiskuar armë dhe mjete të ftohta.

Qëllimi i aktivitetit në fjalë ka qenë garantimi i rendit dhe sigurisë publike.

“Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar disa lokale të natës (bar-lounge), ku si rezultat i kontrollit policor, katër personave të dyshuar u janë gjetur mjete të mprehta (thika) në brez, ndërsa një personi tjetër i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Pesë të dyshuarit janë arrestuar, intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv.

“Armët dhe mjetet e sekuestruara do të shërbejnë si prova materiale në procedurën penale që është iniciuar ndaj të dyshuarve për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe në parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme”, thuhet tutje në njoftim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.