Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kontroll i pushtetit mbi Policinë e Kosovës? Mehmeti: Pushteti po e rrezikon shtetin (VIDEO)

NULL NULL
08.07.2025 22:08

Avokati Nazim Mehmeti sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, duke folur për hetimet tha se ka tendencë për inkriminimin e disa figurave politike për t’i degraduar.

Ai u shpreh se kjo po bëhet për t’i degraduar dhe denigruar, siç u shpreh ai, duke u përdorur policia.

“Kam raste te hetimet sa i përket çështjeve të figurave politike, është një tendencë shumë e madhe me e bë inkriminimin e disa figurave politike, në raport që ata e kanë besimin me qytetarë, për t’i degraduar dhe denigruar”.

Që nuk janë me Vetëvendosjen po them shkurt dhe troç, si nga ana e kryetarëve të komunave, si nga ana e deputetëve, si nga ana e figurave me ndikim që kanë në opinion dhe e kanë besimin e qytetarëve është një tendencë me degradu për të hetuar. Duke u përdorur policia”, u shpreh Mehmeti./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.