Kontrabanë me barna nga Serbia NULL NULL 11/08/2015 11/08/2015 Oficerët doganorë kanë kapur prodhime farmaceutike duke u tentuar të kontrabandoheshin për në Kosovë nga Serbia. Shtetasi që tentoi lëvizjen ilegale të barnave ishte kosovar. Është ndaluar një automjet i cili ishte i ngarkuar me barna të kontrabanduar nga Serbia, njofton Klan Kosova. Në veturën që kanë ndalur oficerët doganorë, pasi që fillimisht shoferi kishte tentuar ikjen, u gjendën mallra të kontrabanduar dhe prodhime farmaceutike, (barëra te llojeve te ndryshme)”, thuhet në komunikatën lëshuar për media nga Ministria e Financave. Siç raportohet makina ishte ma targa të Kosovës si dhe drejtuesi ishte shtetas kosovar. Malli është konfiskuar dhe lidhur me rastin ne fjale është iniciuar kundërvajtje doganore, po ashtu edhe vetura është ndaluar. klankosova.tv