Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kontesti në Ferizaj, ankesa e Kryqit të Kuq ia mbyll lokalin (VIDEO)

NULL NULL
29.06.2025 21:23

Vendin e produkteve po e zënë mbeturinat. Tash e dy vjet e gjysmë, Rijad Misini ende nuk e ka mbushur me mallra kioskun e tij.

Ani se nga Komuna e Ferizajt fillimisht mori lejen për ta shfrytëzuar këtë hapësirë publike, atij  më pas  nga inspektorati, iu vu dryni.

Përveç kësaj, për ta ngritur këtë shitore modeste,  të atit të Rijadit  iu dashtë të kërkonte ndihmën e bankës.

Pengesë për zhvillimin e veprimtarisë, sipas Drejtorisë së Pronës dhe Gjeodezisë, po del ankesa e bërë nga Kryqi i Kuq.

Pala e dëmtuar i ishte drejtuar edhe gjykatës, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Nga sekretaria e Kryqit të Kuq në Ferizaj, thanë se kiosku është vendosur në koordinata të gabuara, prandaj edhe është dashur të largohet.

Nga Komuna e Ferizajt thanë se janë  duke e shqyrtuar mundësinë për t’i ofruar zgjidhje pronarit.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.