Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kontesha Arduini” sonte premierë në Mitrovicë

NULL NULL
27.03.2025 14:36

Në Ditën Botërore të Teatrit, sonte në Mitrovicë shfaqet premiera e komedisë ”Kontesha Arduini”, me regji të Marigona Bekteshi Ferati, një komedi plot situata gazmore dhe personazhe karizmatike.

Në shfaqje luajnë: Artan Hetemi, Qendresa Jashari, Mirsad Ferati, Arbnorë Nuha.

Teatri i Mitrovicës bashkohet me komunitetin teatror anembanë botës për të festuar fuqinë e teatrit si një mjet i pazëvendësueshëm i reflektimit, dialogut dhe ndryshimit shoqëror.

“Kontesha Arduini”, jepet nga ora 20:00 në teatrin “Muharrem Qena” në Mitrovicë.

lajme të ngjashme