Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konsumimi i kafes lidhet me jetëgjatësinë

NULL NULL
13.07.2017 13:30

Konsumimi i tre filxhanëve të kafes në ditë mund t’ju ndihmoj të jetoni më gjatë, kjo sipas një studimi me afërsisht gjysmë milioni njerëzish nga dhjetë vende të Evropës.

Studimi, i cili është publikuar në revistën Annals of Internal Medicine, sugjeron që një filxhan kafeje shtesë rritë jetëgjatësinë edhe në qoftë se është pa kafeinë.

Studiuesit kanë deklaruar se konsumimi i kafes lidhet me rrezikun më të ulët për vdekje, veçanërisht për sëmundje të zemrës dhe të zorrëve.

Megjithatë disa ekspertë, të cilët janë mjaft skeptikë rreth kësaj teorie, kanë thënë që ende nuk dihet në qoftë se kafeja luan rolin mbrojtës, apo është në pyetje mënyra e shëndetshme e jetesës e konsumuesve të kafes, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme