Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konsumimi i fibrave ul nivelet e stresit

NULL NULL
26.11.2018 22:30

Konsumi i më shumë fibrave duket të jetë efektiv për t’ju qetësuar nga stresi. Nëse ne jemi të stresuar, në fakt, zorra bëhet më depërtueshme dhe kalon në trup grimca ushqimi të pa përpunuar, mikrobet patogjene, bakteret e natyrës të ndryshme duke shkaktuar një inflamacion të përgjithësuar dhe të vazhdueshëm.

Studimet kanë treguar se zinxhiri shkurtër i acidit yndyror, që prodhohet kur keni konsumuar shumë fibra, mund të ndryshojë procesin, duke e kthyer zorrën në funksionin e saj si një pengesë dhe kështu zbut efektin e stresit në organizëm.

Studimi është kryer me disa minj për të parë nëse një dietë e pasur në fibra, e cila më pas çon në prodhimin e acideve yndyrore të zinxhirit të shkurtër, gjithashtu mund të kenë efekte anti-stres.

Hulumtuesit u dhanë minjve doza të mjaftueshme të acideve yndyrore, për të imituar një dietë të pasur me perime, pastaj i nënshtruan ata në një stres për të kuptuar lidhjen e dietës me stresin, depresionin e ankthin.

Rezultatet treguan se këto acide yndyrore reduktonin nivelet e larta të stresit nëpërmjet modelimit të florës zorrëve, sepse ajo mund të ketë efekte të largëta në tru, si dhe të ndihmojë në uljen e pasojave e stresit në trup në përgjithësi.

lajme të ngjashme