Konsultimet me partitë politike, Presidentja Osmani e takon edhe Albert Kinollin NULL NULL 03.07.2025 15:26 03.07.2025 15:26 Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot edhe me kryetarin e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli. Osmani sot ka zhvilluar takime konsultuese me përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kuvendin e Kosovës. Këto takime janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare. Shefja e shtetit, dje ka mbajtur takime edhe me liderët e partive politike kryesore në vend. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 3 orë më parë