Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York viziton kompanitë e afaristëve “Dreshaj” – Setplex dhe Tv Alb NULL NULL 10.12.2021 21:06 10.12.2021 21:06 Mbështetja e vazhdueshme e shqiptarëve dhe bizneseve të bashkëkombasve tanë në New York nuk ka të ndalur. Këtë radhë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York ka vizituar një nga bizneset më të suksesshme të themeluara në Amerikë nga shqiptarët – kompaninë Setplex, e themeluar nga afaristët Dreshaj, me seli në New York, e cila vazhdon të mbetet lider në industrinë e IP TV/OTT në botë, ku pjesë e kësaj kompanie është edhe platforma më e madhe e kanaleve televizive shqiptare për Amerikë TV ALB. Kompania Setplex dhe TV Alb me seli në New York u nderua me vizitën, e cila i është bërë gjatë ditës së enjte nga anëtarët e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York. Përgjatë vizitës, ata u pritën në selinë e kompanisë në New York nga themeluesit shqiptarë, Lionel dhe Benjamin Dreshaj, ku u njoftuan rreth aktiviteteve dhe planeve të mëtutjeshme të zgjerimit në industrinë, ku kjo kompani operon. Kompania Setplex u themelua në vitin 2006 dhe vazhdon të mbetet lider në ofrimin e shërbimeve më të sofistikuara në industrinë IP TV/OTT në botë dhe zhvillimit të softuerëve, ku pjesë e kësaj kompanie është edhe platforma më e dashur e kanaleve shqiptare dhe botërore e bashkëkombësve tanë në Amerikë TV Alb. Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York shprehu edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme të bizneseve të shqiptarëve në këtë pjesë të botës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 21/06/2025
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 21/06/2025