Konkursi për komisionerin e FSK-së: Zenjullahu lë garën, e kritikon Qunin (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 06.10.2023 20:18 nga Qendresa Sinani 06.10.2023 20:18 Deputeti i LDK-së, Anton Quni, u nervozua goxha me kolegët e tij, teksa fliste për dështimin e procesit të zgjedhjes së komisionerit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të enjten në kuvend. Ai e kishte të preferuar Fadil Hadërgjonajn, dhe për të foli gjerë e gjatë fjalë të mira. Por, me deklarimin e Qunit nuk u pajtua kundërkandidati i Hadërgjonajt, Fetah Zejnullahu, që tha se fjalimi i deputetit mund të ketë ndikuar tek votimi. Ai bile tha se për këtë shkak ka hequr dorë edhe nga garimi, njofton Klan Kosova. “Parimisht këto veprimet e fundit dhe neglizhenca që është bërë për një vit deri tash, dhe duke qenë vetë Anton Quni pjesë e Komisonit Parlamentar unë mendoj që nuk kam çfarë kërkojë me vazhdu në garë më tutje”. Megjithatë, Quni tha se nuk ka gisht në këtë punë. “Unë fjalën e kam fillu pasi është përmbyll i tërë procesi dhe nga ajo moment cdo mënyre ë shprehejes nuk implikon dhe nuk ka pasoja për asnjërin nga kandidatët”, u shpreh ai. Procesi për zgjedhjen e komisionerit të FSK-së u kthye në pikën zero pasi në dy raunde ishte i madh numri i votave të pavlefshme, andaj konkursi duhet të përsëritet brenda 60 ditëve.