Konjufca: Për tri kushtet e Kurtit, ne si institucione qëndrojmë të unifikuar NULL NULL 01.07.2024 12:55 01.07.2024 12:55 Kryeparalmentari, Glauk Konjufca Kryeparalmentari, Glauk Konjufca është shprehur se për tri kushtet e kryeministrit Albin Kurti, institucionet janë të unifikuara dhe qëndrojnë të unifikuara. Tutje, kreu i Kuvendit thotë se Kurti ka marr vendim që të sqarohet mosnënshkrimi i marrëveshjes nga ana e Serbisë, që bën që Kosova të mos pengohet në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare si dhe të mos sulmohen dy shtetet me njëra-tjetrën, njofton Klankosova.tv. “Sa i përket trik kushteve që kryeministri Kurti i vendosi në dialogun e Brukselit, në si institucione mendoj se qëndrojmë të unifikuara sa i përket këtyre tri kushteve”, tha Konjufca. “E para le të flasim për atë që po quhet si mosnënshkrimi nga ana e Serbisë i marrëveshjes, pikërisht për shkak të kësaj Serbia e ka marr pozicionin që nuk e zbaton në klauzolat e kësaj marrëveshje, të cilën ne e kemi arritu në dialogun e Brukselit. Për Kosovën ajo marrëveshje ishte mjaft e favorshme, sepse i shënon disa arritje që Kosova nuk i ka pasur kurrë historikisht, si njohjen e të gjitha dokumenteve edhe pastaj edhe anëtarësimin në çdo organizatë ndërkombëtare pa pengesë nga ana e Serbisë dhe po ashtu një pakt të mossulmimit me njëra tjetrën. Serbia nuk e ka nënshkruar këtë marrëveshje, Pra zoti Kurti e ka vendosur të sqarohet nënshkrimi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti uron kryeministrin e ri holandez: Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin mes dy shteteve tona 18 orë më parë
Kosova Osmani: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut pikënisje e idesë së kahmotshme për Kosovën e pavarur 23 orë më parë