Konjufca nga OKB me thirrje për Serbinë: Të ballafaqohet me realitetin, ta njohë Kosovën NULL NULL 09.04.2026 17:03 09.04.2026 17:03 Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, sot nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku po diskutohet puna e UNMIK-ut në Kosovë për gjashtëmujorin e fundit, i ka bërë thirrje Serbisë që të ballafaqohet me realitetin. Ai në fjalën e tij u shpreh se Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, përcjell Klankosova.tv. “Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të ballafaqohet me realitetin e vet dhe ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, sovran, duke mos e mbajtur më gjithë shoqërinë, gjitha rajonin peng të një hegjemonie të tillë. Derisa raporti i UNMIK-ut e thekson përpjekjen e Kosovën për të normalizuar marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, nuk shikon efektin stabilizues të përpjekjeve tona konstruktive për integrimin e pakicave në pjesën veriore të Kosovës”, u shpreh mes tjerash ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.