Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konjufca për aktgjykimin e Kushtetueses: Gjykata paralajmëroi, nuk është një instruksion

NULL NULL
27.06.2025 10:23

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe kandidatja e kësaj partie për kryeparalamnetare, Albulena Haxhiu, kanë dalë në një konferencë për media, një ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se deputetët janë të detyruar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, raporton Klankosova.tv.

Konjufca tha se gjykata nuk ka dhënë instruksione, por vetëm ka paralajmëruar.

“LVV gjithmonë ka vlerësuar që nëse partitë opozitare e bllokojnë kryetarin e Kuvendit, i njëjtë reciprocitet mund të shkojë me nënkryetarët e Kuvendit. Ne propozuam t’i vendosim të gjithë në pako, për emrat që do t’i propozojmë për kryetar dhe nënkryetarë. Gjykata ka paralajmëruar, nuk është një instruksion. Obligimi për të përfunduar konstituimin e Kuvendit është i krejtve, jo vetëm i grupit që ka dalë i pari në zgjedhje”.

Ai tutje tha se partitë ish opozitare e kanë bllokuar Kuvendin, me qasjen e tyre.

“Propozimi ynë nuk hasi në mirëkuptim dhe pikërisht qasja e tyre ishte bllokuese, sepse zgjodhën të mos e votonin zonjën Albulena Haxhiu. Ne nuk i kishim automatikisht 61 vota, atëherë ne ndërmorëm një seri të veprimeve tjera, duke i gjykuar si veprime që do të mund t’i ndihmonin konstituimin të Kuvendit. Njëra prej veprimeve është ftesa dy herë me radhë e Kurtit për liderët e subjekteve politike, që të krijohet një marrëveshje politike”, shtoi ai transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se megjithatë, Kushtetuesja nuk ka vendosur për ligjshmërinë e refuzimit të votimit të fshehtë, një nga pikat kyç të ngërçit në Kuvend./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.