Konjufca: Ndjehem i pikëlluar që na la përfundimisht ikona e humorit tonë, Cima NULL NULL 26.03.2021 20:13 26.03.2021 20:13 Ushtruesi i detyrës së presidentit njëherësh edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ndjehet i pikëlluar për vdekjen e humoristit Rasim Thaçi. ” Ndjehem i pikëlluar që na la përfundimisht ikona e humorit tonë Rasim Thaçi – Cima. Ai së bashku me Lecin (Ibrahim Krajovën tashmë të ndjerë) dhe Qumilin (Sevdai Radogoshin) ishin Treshi i artë i humorit tonë popullor nën okupim”. “Humori i Rasim Thaçit ka qenë thellësisht politik edhe atëherë kur nuk është dukur i tillë. Çdo herë ka pasë porosi të mprehta brenda skeçeve të tij. Humori që e bënte Treshi Përsheshi gjatë viteve ’90 nuk ishte thjesht zbavitje, por aktivizëm politik”. “Veçantia e humorit të Cimës qëndron në hapjen e një dimensioni përtej përmbajtjes, diskursit dhe dialogut. Ai e ka inauguruar komiken e gjestit, situatës dhe akrobacionit. Me frizurën e tij ekstravagante dhe kostumin e paharrueshëm me kutia, na ka berë të qeshim po sikur Buster Keaton-i. Ngushëllime familjes e bashkëpunëtorëve të Rasim Thaçit -Cimës!”, ka shkruar Konjufca në rrjetin social Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.