Konjufca mirëpret heqjen e masave ndaj Kosovës: Presim progres në rrugën drejt BE-së NULL NULL 17.03.2026 17:05 17.03.2026 17:05 Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka mirëpritur heqjen e të gjitha masave financiare nga Komisioni Evropian të vendosura ndaj Kosovës. Përmes një postimi në X, Konjufca tha se nga ky zhvillim presin të hapet një fazë e re e angazhimit konstruktiv dhe progresit konkret në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, transmeton Klankosova.tv. “Ne mirëpresim konfirmimin e sotëm nga KE: të gjitha masat e BE-së për Kosovën janë hequr dhe e gjithë ndihma financiare e pezulluar më parë është liruar. Ne presim që kjo të hapë një fazë të re angazhimi konstruktiv dhe progresi konkret në rrugën tonë drejt BE-së”, ka shkruar ai. Heqja e masave ndaj Kosovës, çka deklaroi përfaqësuesi i Komisionit Evropian? (VIDEO)