Konjufca: Me Serbinë e gatshme për t’i shtyrë planet e Putinit, mbështetja jonë për Ukrainën bëhet edhe më kuptimplotë NULL NULL 24.02.2024 22:07 24.02.2024 22:07 Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Foto nga arkivi Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka kujtuar dyvjetorin e pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainës. Konjufca tha se kjo shënon fazën kur në mënyrën më të qartë, botës iu ofruan dy propozime, njëri që sipas tij, thërret për radhitje në emrin e lirisë, dinjitetit e demokracisë, dhe tjetri që do nënshtrim, pushtim e krime kundër njerëzimit. “Republika e Kosovës është krenare që angazhohet fuqishëm, pa mëdyshje dhe ambiguitet, në anën e drejtë të historisë, duke iu bashkuar asistencës dhe solidaritetit të botës demokratike ndaj Ukrainës, që ashtu si ne aspiron integrim në NATO dhe Bashkim Evropian”, tha Konjufca, transmeton Klankosova.tv. Më tej, ai tha se në këto dy vite, Rusia e Vladimir Putinit ka bërë çmos për ta pushtuar përfundimisht Ukrainën, duke mos ia dalë, por sipas tij, ka angazhuar edhe satelitët e saj në Evropë për të mbjellë destabiliteti, pasiguri, shpërnqëndrim, luftë e përçarje. “Me një Serbi të gatshme për t’ shtyrë planet e Putinit në rajonin tonë dhe Evropë, mbështetja dhe angazhimi ynë për fitoren e Ukrainës bëhet edhe më kuptimplotë. Liria e popujve, sovraniteti i vendeve, është goditja më e rëndë ndaj tiranëve dhe tiranive të tyre”, shkroi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Kënaqësi që mora pjesë në hapjen e ekspozitës së fotogazetarit Blerim Uka 47 minuta më parë
Kosova Arrestimi i shtetasit serb për planifikim të vrasjes, Prokuroria po tenton të zbulojë edhe ndonjë të dyshuar tjetër 55 minuta më parë
Kosova Konjufca dhe ambasadori japonez flasin për rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve 1 orë më parë