Konjufca: Jemi shtet i ri, por rrënjët i kemi të moçme NULL NULL 17.02.2023 12:31 17.02.2023 12:31 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në seancën solemne të 15-vjetorin të Pavarësisë, tha se Kosova kurrë nuk do ta harrojë gjenocidin serb. Edhe pse e quan Kosovën si shtet të ri, Konjufca tha se “rrënjët i kemi të moçme”. “Nuk i harrojmë të pagjeturit që na mungojnë, as burrat dhe gratë që u dhunuan. Por mbi të gjitha i përkulemi popullit tonë, për qëndresën e tyre shekullore. Por kurrë nuk do ta harrojmë gjenocidin, të cilin e bëri Serbia mbi gratë dhe pleqtë tanë. Ne jemi shtet i ri, por rrënjët i kemi të moçme. Do ta ruajmë shtetin tonë si gjënë më të vlefshme”, tha Konjufca. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.